Ibrahimi nga Tetova: Shtatëshja do t’ia fikë dritat AKI-së dhe BDI-së

Ibrahimi nga Tetova: Shtatëshja do t’ia fikë dritat AKI-së dhe BDI-së

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë tubimit përmbyllës në Tetovë, u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit të dielën, duke përdorur simbolikën e numrit shtatë, numri rendor i VLEN në fletëvotim, raporton SHENJA.

MARKETING

Description of image

“Jam sonte këtu pas shumë vitesh në Tetovë, duke folur për numrin shtatë. Sepse shtatëshja para ca ditësh ia fiku dritat Serbisë, e një shtatëshe tjetër, të dielën do t’ia fikë dritat edhe AKI-së dhe BDI-së,” deklaroi Ibrahimi.

Ai falënderoi publikisht të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë fushatës, përfshirë shefat e shtabeve, forumin e gruas dhe forumin e të rinjve, duke vlerësuar angazhimin e tyre si vendimtar për mobilizimin e elektoratit. /SHENJA/

MARKETING