Siljanovska Davkova: Maqedonia sillet me përgjegjësi ndaj Marrëveshjes së Prespës, nuk jam e sigurt për Greqinë

Siljanovska Davkova: Maqedonia sillet me përgjegjësi ndaj Marrëveshjes së Prespës, nuk jam e sigurt për Greqinë

Kërkoj mirëkuptim. E kemi Marrëveshjen e Prespës. Kushtetuta u ndryshua, kemi ndryshuar dokumentet si për jashtë ashtu edhe për brenda, madje kemi ndryshuar edhe pucetat, por kur në Marrëveshjen ka dy palë, pala tjetër duhet të tregojë edhe bashkëpunim. Litari ka dy skaje dhe zakonisht tërhiqet nga dy persona. Ne mendojmë se ndaj Marrëveshjes së Prespës sillemi me shumë përgjegjësi, i realizuam detyrimet tona edhe para se të skadonin afatet, por nuk jam e sigurt se Greqia e bëri këtë, atje do të shihni “Skopia”, “firom”, por jo edhe Maqedoninë e Veriut, tha sonte Presidentja Gordana Siljanoska Davkova.

Ajo shtoi se Greqia ose BE-ja duhet ta këshillojnë Bullgarinë, sepse pretendohet se nuk ka negociata për historinë, kulturën, trashëgiminë dhe gjuhën, dhe ne siç tha ajo, pikërisht këtë bëjmë në komisionet historike.

Lidhur me faktin se nuk e përmendi emrin kushtetuese Maqedonia e Veriut gjatë betimit për prsidente, Siljanoska Davkova theksoi se ajo nuk ka vepruar për inat dhe as nuk ka dashur të acarojë dikë, por është sjellë në mënyrë sokratike.

MARKETING