Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Italisë
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Italisë, Paolo Palminteri, informojnë nga kabineti i saj.
Në ceremoninë e pranimit të letrave kredenciale, presidentja Siljanovska-Davkova ka shprehur kënaqësi nga zhvillimi i suksesshëm i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve dhe nga bashkëpunimi në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Presidentja e ka theksuar rolin e posaçëm dhe rëndësinë e angazhimit të ambasadorit Palminteri në thellimin e mëtejmë të bashkëpunmit, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral.
“Edhe pse Italia është vazhdimisht në listën e dhjetë vendeve, me të cilat kemi këmbim më të madh tregtar, do të doja ta potencoj edhe interesin për zvogëlimin e deficitit tonë tregtar”, tha Siljanovska-Davkova.
Me këtë rast, presidentja ka shprehur falënderim për përkrahjen e vazhdueshme dhe parimore të Italisë në integrimin tonë evropian.
Ambasadori Palminteri në fjalimin e tij tha se Italia beson në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe me dinjitet e promovon paqen dhe mirëkuptimin e ndërsjellë mes kombeve. Për të, këto qëllime dhe vlera gjithmonë kanë qenë bazë e politikës italiane ndaj Ballkanit. Ai shtoi se Italia e kupton dhe fuqimisht e përkrah synimin e shtetit tonë për t’u bërë anëtar i plotëfusishëm i Bashkimit Evropian.