Siljanovska Davkova: Barazi dhe mosdiskriminim, të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe secili ka të drejtë në mbrojtje të barabartë dhe të përfitojë nga ligji

Siljanovska Davkova: Barazi dhe mosdiskriminim, të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe secili ka të drejtë në mbrojtje të barabartë dhe të përfitojë nga ligji

Gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara po përballen me diskriminim të shumëfishtë, ndërsa shtetet duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura për t’u siguruar që ato të mund të gëzojnë plotësisht të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Konventë, theksoi presidentja  Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj në konferencën kombëtare “Së bashku jemi më të fortë” që sot në Veles e organizoi Shoqata e Personave me Paralizë Cerebrale dhe aftësi të tjera të kufizuara.

“Qëndrimi ndaj personave me aftësi të kufizuara është një nga çështjet me prioritet të lartë në mandatin tim presidencial. Edhe si presidente, si profesoreshë dhe si grua, kjo çështje është e rëndësishme për mua, si nënë, si bashkëshorte dhe si mike. Angazhimi im në kuptimin e gjerë politik është të zhvilloj vendin, të veprojmë në mënyrë edukative, të kemi një shtet në të cilin të gjithë personat me aftësi të kufizuara do të marrin pjesë si qytetarë të barabartë, ky është shteti im”, potencoi Siljanovska Davkova.

Ajo potencoi se po mundohet të punojë në ngritjen e vetëdijes publike për sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe në marrëdhëniet me Qeverinë dhe agjendën politike, siç tha, e ngre çështjen e personave me aftësi të kufizuara dhe këtë e thekson në të gjitha daljet e saj publike.

Paralajmëroi se është e nevojshme ngritja e një Qendre Presidenciale për monitorimin e aktiviteteve për përmirësimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, si dhe komunikimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet sociale dhe shëndetësore. Ajo gjithashtu informoi se është e njohur mirë me aktivitetet e disa organizatave joqeveritare dhe se sinqerisht shpreson që apelet, propozimet dhe iniciativat e tyre të marrin përgjigjen e duhur nga pushteti.

Duke u përgjigjur  në pyetjen e gazetarëve  lidhur me konferencën, presidentja theksoi se në çdo takim është shumë e rëndësishme të merren njohuri të reja dhe se duhet të dëgjohen ata  që përballen me këtë problem, që t’i kuptojmë.

 

MARKETING