Shtyhet bojkoti i paralajmëruar i mësimit në Labunishtë, Qeveria ka premtuar zgjidhje të problemit

Shtyhet bojkoti i paralajmëruar i mësimit në Labunishtë, Qeveria ka premtuar zgjidhje të problemit

Qeveria u ka premtuar banorëve të Labunishtit të Strugës, se deri të enjten do të zgjidhin problemin me guroret, ndërsa kjo ka bërë që të shtyhet bojkoti i paralajmëruar i fillimit të mësimit, shkruan SDK.
“Bojkoti është tërhequr, pra shtyhet dhe presim rezultat pozitiv”, thonë nga bashkësia lokale e Labunishtës.
Në Labunishtë janë aktive dy gurore dhe disa të tjera që funksionojnë pa leje. Gurorja e parë ka filluar të punojë 20 vjet më parë.
Guroret mbetën pa koncesione me vendim të Qeverisë në vitin 2020, por Gjykata Administrative ua ktheu me aktvendime koncesionet dy koncesionarëve. Tashmë banorët kërkojnë nga Qeveria dhe ministritë që të tërheqin koncesionet në një kohë sa më të shkurtër.