Shtrenjtohet dukshëm nafta, lirohet benzina
Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinave do të ulen për 1,5 denarë. Vendimin e ka marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Me çmimet e reja, një litër naftë do të kushtojë 104,5 denarë, ndërsa benzina BS-95 do të shitet për 99 denarë, kurse BS-98 për 101 denarë për litër.
Sipas Komisionit, vendimi vjen pas rritjes së çmimit të dizelit të rafinuar në bursën mesdhetare me 7% gjatë javës së kaluar, si dhe forcimit të dollarit amerikan ndaj denarit me 1%.

