Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,00 % në raport me vendimin e datës 1.7.2024.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/l. Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,626 den/kg.
Nga data 9.7.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 84,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 86,00 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 77,00 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 75,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 48,634 (denarë/kilogram)