Shtatë zjarre aktive, tre nën kontroll, mbërrin ndihma nga Çekia dhe Sllovenia

Shtatë zjarre aktive në ambient të hapur nga 27 të evidentuar në territorin e shtetit në 24 orët e fundit, nën kontroll janë tre, ndërsa 17 janë shuar. Në përballje me zjarret sot duhet të arrijë ndihmë nga Çekia, e cila dërgon helikopter, dhe nga Sllovenia, një ekip prej 50 zjarrfikësve me pajisje të specializuar.
Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), aktive janë zjarret në malin Golem Goten dhe Pyjet e Maleshevës, ku digjet pyll me kërcell të ulët, bredh, shkurre dhe bimësi e ulët në fshatin Beshishtë të Prilepit, pranë vendit të quajtur Beshishki Rid, me një degëzim drejt fshatit Gradeshnicë në Novaci dhe një degëzim drejt kufirit me Greqinë. Është përfshirë pyll i perzier, por nuk po bëhet asnjë ndërhyrje për shkak të shpërthimeve.
Zjarre aktive ka edhe mes fshatrave Careviq, Smolani, Radobil dhe Dren në komunën e Prilepit dhe fshatin Galishte dhe Tërstenik në komunën e Kavadarit, ku digjen pyje të përziera dhe bimësi të ulëta, midis fshatrave Creshevë, Llokvicë dhe Krapa në komunën e Makedonski Brodit, ndërsa është përfshirë edhe pyll i degraduar i lisit, shkurre dhe bimësi e ulët, në fshatin Kosevicë në Makedonska Kamenicë, pyll pishe, në fsh. Oreshe, në Çashkë, bimësi e ulët dhe pyll ahu, në fshatin e Kërçovës të Gorno Crsko, bimësi e ulët dhe pyll i ulët.
Nën kontroll janë zjarret në fshatrat Greshnicë në komunën e Makedonski Brod, ku janë përfshirë pyje të përziera dhe bar i thatë, midis fshatrave Dragoevë dhe Sellcë në Komunën e Shtipit, pyje me rritje të ulët, bredh dhe bar të thatë, dhe në fshatin Karbin të Junuzlisë, ku po digjet një pyll.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka parashikuar mot pjesërisht të vranët dhe më të freskët për sot në mëngjes me shira të rrëmbyeshëm lokalë, bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare dhe herë pas here erë e fortë nga veriperëndimi përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 27 deri në 35 gradë.
Sipas matjeve të DPHM-së, në 24 orët e fundit, deri në orën 8 të mëngjesit, kanë rënë gjashtë litra shi në Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole, katër në Tetovë, tre në Kodrën e Diellit, dy në Pozharan, një në Shkup-Zajçev Rid.