Shqipëria voton – procesi zgjedhor nis me disa probleme

Qytetarët e Shqipërisë do t’iu drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitimë për legjislativin e ri në katër vjetët e ardhshëm.
MARKETING
5,225 Qendra Votimi në të gjithë vendin janë të hapura për qytetarët nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
Në garën janë 11 subjekte, përfshirë 8 parti politike dhe tri koalicione, dhe 140 kandidatë për deputetë.
Të drejt vote kanë 3 milionë e 713 mijë e 761 shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114 mijë e 642 për herë të parë.
Kësaj radhe, në asnjë qark të vendit, nuk konkurron asnjë kandidat i pavarur.
Vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në bashkinë Vorë, do të votohet dhe numërohet në formë elektronike.
Për herë të parë në këto zgjedhje votojnë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Diaspora ka votuar dhe përmes postës votat kanë mbërritur në vendin tonë dhe do të numërohen nga KQZ pas mbylljes së procesit të votimit në vend.