Shqipëria planifikon “shtet në stilin e Vatikanit” për bektashinjtë

Shqipëria planifikon “shtet në stilin e Vatikanit” për bektashinjtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, synon të ndërtojë një shtet të stilit të Vatikanit për bektashinjtë në Tiranë, si mënyrë për të promovuar tolerancën fetare.

Nëse një plan i tillë bëhet realitet, në Tiranë do të jetë shteti më të vogël në botë. Në një artikull të “New York Times”, Rama ka thënë se shteti i ri do të jetë enklavë sovrane e stilit të Vatikanit. Aty do të lejohet alkooli, gratë të veshin çfarë të duan dhe të mos imponojnë rregulla të stilit të jetesës.

“Zoti nuk ndalon asgjë; prandaj na dha mendjen”, ka thënë kleriku Edmond Brahimaj, i njohur si “Baba Mondi”, duke shpjeguar më tej se si do ta drejtojë tokën prej 10 hektarësh që Shqipëria dëshiron ta kthejë në një shtet sovran me administratën dhe kufijtë e saj.

Kryeministri shqiptar Edi Rama planifikon në të ardhmen e afërt të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

“Të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe mirësi”, ka thënë Baba Mondi.

Në një intervistë për NYT, kryeministri Rama ka thënë se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të islamit me të cilin krenohet Shqipëria.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, ka deklaruar ai.

Territori i shtetit të ri islamik të propozuar është një kompleks në një lagje banimi me qira të ulët në Tiranën lindore. Është vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit, aktualisht vendi më i vogël në botë, i qeverisur nga Papa, monark absolut.  /TCH/

MARKETING