Shqipëria pa fat, barazim me Serbinë në Tiranë

Shqipëria pa fat, barazim me Serbinë në Tiranë

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.  Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim, me Mitaj që tentoi nga distanca, por gjeti përgjigjen e portierit. Edhe serbët “ngacmuan” portën kuqezi, por Vlahovic nuk u tregua i saktë.

MARKETING

Broja vendosi në vështirësi kundërshtarët teksa mori krahun, por e pengojnë, me aksionin që shkon dëm.

 

Në fundin e fraksionit, Hysaj fitoi penallti, por gaboi Manaj nga pika e bardhë.

Shqipëria vazhdoi me dominim deri në fund të minutat e pjesës së parë, por që mbrojta serbe ishte shumë e ngjeshur.

Edhe 45 minutat e dytë nisën furishëm, me Armando Brojan që shfrytëzoi shpejtësinë e tij për të mposhtur mbrojtësin serb, por që në pasimin e fundit nuk kishte ekuilibër.

Në minutën e 54-të, Thomas Strakosha bëri një pritje bravuroze, duke lënë rezultatin të pandryshuar.

Shqipëria tentoi nga të gjitha anët, por serbët ishin aq të mbyllur në defanzivë sa që një gjilpërë nuk do të depërtonte.

Nuk është një rezultat që pasqyron ndeshjen brilante që bënë lojtarët shqiptarë, pasi një pikë nuk është e mjaftueshme – megjithatë shpresojmë që në takimet tjera të marrim maksimumin.

Shqipëria është e dyta në Grupin K me katër pikë, pasi Anglisë që ka nëntë, Letonia me tri, Serbia me një dhe Andorra ende pa pikë.

 

 

MARKETING