Shqipëria nuk fal, kuqezinjtë fitojnë Ishujt Faroe dhe ngjiten në vendin e 2-të

Shqipëria nuk fal, kuqezinjtë fitojnë Ishujt Faroe dhe ngjiten në vendin e 2-të

Shqipëria ia del edhe në Ishujt Faroe, transfertë ku fitoi 1-3. Suksesi i dytë radhazi për skuadrën e Sylvinhos, që, duke përfituar edhe nga humbja 3-2 e Polonisë në Moldavi, kap vendin e dytë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.

Nedim Bajrami zhbllokoi takimin (20′) pas asistit të Jasir Asanit. Sokol Cikalleshi humbi një penallti, dhe në “limitet” e fraksionit të parë vendasit barazuan me anë të Odmar Faero.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë dominuan dhe shënuan dy gola të bukur me anë të Kristjan Asllanit (eurogol) dhe Ernest Muçin, të cilët gjetën golat e parë zyrtarë me kombëtaren shqiptare.

 

MARKETING