Shqipëri: Türkiye vazhdon të jetë një nga partnerët tregtarë më të rëndësishëm

Shqipëri: Türkiye vazhdon të jetë një nga partnerët tregtarë më të rëndësishëm

MARKETING

Türkiye vijon të jetë një ndër partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.

MARKETING

Sample Image

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) raportoi se për periudhën janar-shtator shkëmbimet tregtare me Türkiyen kanë zënë 8,1 për qind të vëllimit, duke e renditur shtetin turk si partnerin e tretë tregtar më të rëndësishëm në Shqipëri.

Krahasuar me periudhën janar-shtator 2023, importet me Türkiyen kanë parë 17,5 % rritje.

Vetëm në 9-mujorin e këtij viti, shkëmbimet tregtare me Türkiyen kanë arritur vlerën e 777 milionë eurove (76,6 miliardë lekë).

Referuar të dhënave për periudhën janar-shtator eksportet shqiptare drejt Türkiyes llogariten 30,5 milionë euro (3 miliardë lekë), në të njëjtin nivel me një vit më parë, ndërsa importet për periudhën 9-mujore llogariten mbi 747 milionë euro (73,6 miliardë lekë).

MARKETING