Shporta minimale sindikale për gusht 49.345 denarë

Vlera e shportës sindikale për gusht të vitit 2023 është 49.345 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Siç thekson LSM-ja, edhe pse po ulet inflacioni nga muaji në muaj dhe për korrikun është 8.3 për qind, megjithatë shporta minimale është rritur nga muaji i kaluar korrik për 725 denarë.

“Atë rritje e pësojnë punëtorët dhe qytetarët në këtë shtet, rritja më e madhe është tek ushqimet dhe pijet për 1.9 për qind”, vlerëson Lidhja.

MARKETING