Shpërthen fabrika çokollatës në Pensilvani, pesë persona humbën jetën 6 raportohen të zhdukur

Shpërthen fabrika çokollatës në Pensilvani, pesë persona humbën jetën 6 raportohen të zhdukur

Një shpërthim në një fabrikë çokollate në Pensilvani ka vrarë të paktën pesë persona dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë rrënojat për të mbijetuar, sipas shërbimeve të urgjencës.

Shtatë persona raportohet se ndodhen në spitalet e zonës.

Shpërthimi ndodhi të premten mbrëma në fabrikën e RM Palmer Company në West Reading, një qytet që ndodhet 100 kilometra në veriperëndim të Filadelfias.

Autoritetet janë duke punuar për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, i cili sipas të dhënave fillestare vjen si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Kompania RM Palmer është themeluar në vitin 1948. Numri i punëtorëve të saj është rreth 850 persona.

MARKETING