Shpenzimet për jetesë në muajin prill në nivel vjetor janë rritur për 2,6 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 2,7 për qind

Shpenzimet për jetesë në muajin prill në nivel vjetor janë rritur për 2,6 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 2,7 për qind

Kostoja e jetesës në prill të këtij viti është rritur me 2.6% krahasuar me prillin e vitit të kaluar, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar një rritje prej 2.7%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas këtij raporti, rritja e inflacionit është pasojë e ndryshimeve në disa grupe të shpenzimeve, ku veçohen: transporti me 5.1%, veshjet dhe këpucët me 1.5%, rekreacioni dhe kultura me 1.4%, si dhe ushqimet dhe pijet joalkoolike me 0.3%.

Për më tepër, çmimet me pakicë janë rritur për 1.6% në prill krahasuar me muajin mars të këtij viti, duke treguar një tendencë të vazhdueshme të rritjes së çmimeve.

MARKETING