Shpallet epidemi gastrointestinale në Gostivar, rritet numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore

Shpallet epidemi gastrointestinale në Gostivar, rritet numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore

Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, përmes Njësisë së Epidemiologjisë në Gostivar, ka shpallur epidemi në territorin e Komunës së Gostivarit, pas rritjes së ndjeshme të numrit të personave të prekur nga gastroenteriti. Sipas të dhënave të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, gjatë 24 orëve të fundit në repartin infektiv janë paraqitur 204 pacientë, prej të cilëve tre janë hospitalizuar. Në repartin e pediatrisë janë regjistruar 140 vizita, ku 105 kanë qenë raste të reja dhe 35 kontrolle, ndërsa në Qendrën e Urgjencës ndihmë kanë kërkuar edhe nëntë pacientë.
“Duke parë situatën aktuale me numrat e pacientëve, shpallja e gjendjes së epidemisë është e nevojshme sepse do të na ndihmojë në koordinim më të mirë të punëve ndërmjet reparteve dhe institutit, kjo do të na ndihmojë të gjejmë edhe shkaktarin e gjithë kësaj situate”, deklaruan nga ISHP.
Kujtojmë se qytetarët e Gostivarit tashmë katër ditë po përballen me probleme shëndetësore që sipas dyshimeve të para po vijnë nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit.
Me vendim të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë aktualisht në Gostivar ndalohet përdorimi i ujir të pijshëm, teksa ISHP e ndaloi përdorimin e të njejtit edhe për pastrimin e frutave apo enëve shtëpiake që përdoren për ushqim.

MARKETING