(Foto) Shoqata Kulturore Vizioni M, pesë ditë aktivitet në Turqi

(Foto) Shoqata Kulturore Vizioni M, pesë ditë aktivitet në Turqi
Nga data 1 maj deri më 5 maj, pesë aktivistë nga Shoqata Kulturore Vizioni M, morëm pjesë me ftesë të Forumit Rinor të AK Partisë – dega e Stambollit, me rastin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Republikën e Türqisë. Kampanja filloi me trajnim të shkurtër rreth asaj sesi do realizohet ky aktivitet për të vijuar më pas edhe dalja nëpër terren.
“Fokus i vizitave tona në terren, ishte në vendet ku në përgjithësi jetojnë pjesa e popullatës së shpërngulur nga Ballkani në Stamboll. Gjatë këtij procesi (kësaj periudhe) patëm mundësinë që të takojmë shumë bashkëkombas tanë që janë shpërngulur në Stamboll kryesisht përgjatë viteve ’50 – ’60, të bisedojmë me to rreth jetesës së tyre atje dhe më e rëndësishmja, ajo për të cilën edhe pranuam ftesën, të kërkojmë që më 14 maj 2023 në ditën e zgjedhjeve ti japin përkrahjen e duhur me votë Presidentit aktual njëherit kandidat në zgjedhjet presidenciale të Türkiye z. Recep Tayip Erdoğan si dhe partisë që drejton ai”, thohet në njoftim.
Më tjej thuhet se përgjatë aktivitetit patën mundësinë që të jenë bashkë me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Türkiye z. Süleyman Soylu, anatarë të kryesisë së lartë të AK Partisë, deputet, kryetarë komunash, e shumë përgjegjës të sektorëve të ndryshme të po kësaj partie.
“Poashtu vizituam muze, monumente historike, biblioteka, dhe shumë qendra të tjera kulturore me rëndësi në Stamboll.
Türkiye ka qenë dhe vazhdon të jetë gjithnjë shtet mik kryesorë i shqiptarëve (Ballkanit),e meqenëse këto zgjedhje tejkalojnë kufijtë gjeografik të Türkiye për ka rëndësia e tyre dhe ndikimi në rajon, edhe ne shprehim përkrahjen tonë për Presidentin z. Recep Tayip Erdoğan dhe AK Partisë në zgjedhjet e 14 Majit”, thuhet në njoftimin e shoqatës Vizioni M. /SHENJA/
May be an image of 8 people and text
May be an image of 8 people and text
May be an image of 5 people
May be an image of 5 people
May be an image of 15 people, crowd and text

MARKETING