Shkupi humb ndeshjen e parë nga Levski

Shkupi humb ndeshjen e parë nga Levski

Shkupi ka humbur me rezultat 0:2 ndeshjen e parë nga Levski në kuadër të xhiros së dytë eliminatore për Ligën e Konferencës. Golin e parë për bullgarët e realizoi Velton në minutën e 31-të të sfidës, përderisa goli i dytë që vulosi shifrat e këtij takimi erdhi në minutat shtesë me autor Ronaldo. Futbollistët e trajnerit Xhihad Arslan kishin rastet e veta gjatë këtij takimi, por nuk arritën ti finalizojnë në gol. Ndeshja e kthimit ndërmjet Levskit dhe Shkupit, ku do të vendoset kualifikuesi për në xhiron e tretë, do të luhet me 3 gusht në stadiumin “Georgi Asparuhov” të Sofjes. /SHENJA/

MARKETING