Shkupi fiton derbin ndaj Vardarit

Shkupi fiton derbin ndaj Vardarit

Shkupi ka fituar derbin ndaj Vardarit të luajtur sot pasdite në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit vendor. Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Çairi në këtë derbi e realizoi prurja e re, Niltinjo, i cili gjeti rrjetën në minutën e 79-të. Kjo ishte fitorja e parë për Shkupin në këtë sezon, pasi në hapje të kampanjës së re u mund nga Rabotniçki.

Ndërkohë në ndeshjet tjera të elitës të zhvilluara sot, Gostivari u mund nga Tikveshi në shtëpi me shifra bindëse 3:0, përderisa punët nuk shkuan mirë as për Voska Sportin që në Strumicë u mposht nga Brera me shifra 2:0.

Në takimet tjera, Makedonija Gjorçe Petrovi me një gol mundi Bregallnicën, përderisa Sileksi në Kratovë triumfoi përballë Rabotniçkit me rezultat 2:0.

Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING