Shkupi fiton derbin me Strugën, Shkëndija dominon ndaj Voskës

Shkupi fiton derbin me Strugën, Shkëndija dominon ndaj Voskës

Skuadra e Shkupit ka fituar derbin me Strugën në ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Bardhekaltërit dominuan ndaj kampionëve në fuqi, duke triumfuar bindshëm me rezultat 0:3. Të tre golat kishin vetëm një autor, me Tamban që realizoi tre herë në rrjetën e kampionëve dhe i dha triumfin Shkupit në këtë transfertë. Ndërkohë, Shkëndija në Tetovë ka dominuar përballë Voska Sportit, pasi arriti të merr fitore me rezultat 5:1.Dy herë Ibraimi dhe nga një gol shënuan Ademi, Krstevski dhe Adili për fitoren e Shkëndijës, teksa golin e nderit për Voskën e gjeti Jahja. Besa e Dobërdollit është mundur në shtëpi me rezultat 2:3 nga Pelisteri, përderisa Gostivari ka marrë triumf në transfertë ndaj Sileksit në Kratovë me shifra 1:2. Në ndeshjet tjera, Vardari mposhti 1:0 Tikveshin, teksa dueli Rabotniçki – Brera u mbyll me barazim 1;1. Xhiroja e radhës dhe e shtata në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të luhet në mesjavë.

MARKETING