Shkupi dëmtohet, arbitrat e konfirmojnë se gabuan në golin e Akademia Pandevit

Shkupi dëmtohet, arbitrat e konfirmojnë se gabuan në golin e Akademia Pandevit

Akademia Pandevi ka shënuar golin e barazimit ndaj Shkupit nga pozita jashtë loje. Kështu kanë konfirmuar analizat nga arbitrimi i xhiros së 21 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut të cilat bëhen pas çdo xhiro nga FFM. “Vendim i gabuar i ndihmës arbitrit të dytë, pasi lojtari mysafir ishte në pozicion jashtë loje kur topi kalohej nga shoku i tij i skuadrës. Në këtë situatë ndihmës arbitri duhet të kishte sinjalizuar një pozicion jashtë loje, por arbitri nuk ishte i pozicionuar mirë dhe për këtë arsye gjykimi i tij ishte i gabuar”, thuhet në komunaktën e analizës së arbitrave. Kështu pas këtij konfirmimi, skuadra kampione në fuqi e vendit është dëmtuar në këtë ndeshje, pas pikërisht me këtë gol rezultati u barazua në 3:3, duke u ndarë të dyja ekipet me nga një pikë.

MARKETING