Shkup, mbahet aktivitet me rastin e “Ditës Botërore të Kafesë Turke”
Në kryeqytetin Shkup është organizuar një aktivitet nga Ambasada e Türkiyes me rastin e “Ditës Botërore të kafesë turke”, raporton Anadolu.
Në aktivitetin e mbajtur në hapësirat e rezidencës së ambasadës turke në Shkup morën pjesë zyrtarë të organizatave turke në vend, si Yunus Emre e Turkish Airlines, si dhe mysafirë të ndryshëm dhe personel i mediave.
Cüneyt Talha Özyürek, zyrtar i ambasadës turke, në fjalën e tij përmendi se kjo ngjarje është organizuar me degën në Shkup të kompanisë ajrore ‘Turkish Airlines’.
“Në vitin 2013, UNESCO shtoi kafenë turke në listën e saj të trashëgimisë kulturore jo-materiale, duke shtuar për herë të parë një pije kulturore në këtë listë. Për ne, kafeja turke është shumë më tepër se thjesht një pije, ajo është një pjesë integrale e kulturës dhe të ardhmes sonë”, tha Özyürek.
Më tej, Özyürek theksoi rëndësinë e kafes turke, duke shtuar se
“Përveç shijes që lë në gojë, kafeja turke është një mundësi për t’u bashkuar me familjen, miqtë dhe të dashurit tanë. Ne nuk i përcjellim mysafirët që vijnë në shtëpinë ose vendin tonë të punës pa u ofruar kafe turke”, u shpreh ai.
Turistët që vijnë në Türkiye nga Ballkani dhe vende të ndryshme të botës, theksoi ai, nuk kthehen në vendet e tyre pa e provuar shijen e kafesë turke.
Në fund të ngjarjes të pranishmëve iu ofrua kafe turke me llokum për ta shijuar.