Shkup, arrestohen personat që grabitën dy fëmijë
MPB ka njoftuar se ka arrestuar dy persona nga Shkupi të cilët kishin grabitur dy të mitur.
“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë të stacionit policor Gazi Babë kanë zbardhur veprën penale të grabitjes së ndodhur më 26 shkurt 2023 në fshatin Petrovec të Shkupit. Gjegjësisht, pas masave të marra, është konstatuar se B.B.(67) nga fshati Petrovec dhe M.I.(31) nga Shkupi me datë 26.02.2023 kanë sulmuar fizikisht dy të mitur në fshatin Petrovec dhe ua kanë marrë celularin. Me ta është zhvilluar një bisedë zyrtare gjatë së cilës kanë pranuar veprën. Gjithashtu u gjet dhe telefoni i cili iu kthye pronarit. Pas dokumentimit të rastit ndaj personave në fjalë do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.