Shkrijelj: Në vazhdim pagesat e mbështetjes financiare për studentët, do të vijojë pagesa e re për pensionistët

Shkrijelj: Në vazhdim pagesat e mbështetjes financiare për studentët, do të vijojë pagesa e re për pensionistët

Vijon pagesa e mbështetjes financiare për studentët, dhe pagesa e re për pensionistët, thotë Deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijelj. Nga LSDM thonë se kujdesen për ngritjen e standardit studentor, për nxënësit e shkollave fillore, gjimnazistët, nxënësit nga familjet në nevojë dhe për sigurimin e tyre social, me mbështetje shtesë financiare në kuadër të pakos së 9-të të masave kundër krizës. Shkrijelj bën të ditur se në ditët në vijim do të fillojë pagesa e ndihmës financiare për 105.000 nxënës të shkollave të mesme dhe nxënës të familjeve me të ardhura mujore deri në 50.000 denarë.

Deklarate Shkriel

“Në 6 muajt e ardhshëm 35.000 gjimnazistë do të marrin gjithsej 10.800 denarë në muaj deri në fund të vitit shkollor, nxënësit e arsimit fillor, 7200 denarë deri në fund të vitit shkollor për një nxënës. Ndërsa pas dhjetë ditësh do të vijojë pagesa e re, e dytë e mbështetjes financiare për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit e vetëm. Ndërsa pensionistët mund t’i presin paratë në llogaritë e tyre, drejtpërdrejt, pa aplikuar. Në 5 muajt e ardhshëm, pensionistët me pension deri në 14.000 denarë do të marrin gjithsej 15.000 denarë mbështetje financiare”

MARKETING