Shkon në 63 numri i të vdekurve nga përmbytja e varkës me emigrantë në jug të Italisë

Shkon në 63 numri i të vdekurve nga përmbytja e varkës me emigrantë në jug të Italisë

Numri i të vdekurve në Italinë jugore pas përmbytjes së varkës që transportonte emigrantë ka shkuar në 63, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën edhe katër trupa të tjerë, përfshirë të një vajze 14-vjeçare, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ANSA.

Dhjetëra njerëz të cilët janë ende të zhdukur mund të jenë tashmë të vdekur, thuhet më tej, duke shtuar se shumë nga viktimat ishin gra dhe fëmijë.

Duke cituar rojet bregdetare italiane, agjencia tha se të paktën 80 emigrantë i mbijetuan mbytjes së anijes, e cila ndodhi të dielën pasi anija u përplas me shkëmbinj në brigjet e rajonit jugor italian të Kalabrisë.

MARKETING