Shkëndija udhëton drejt Edinburgut, synon një tjetër hap në Evropë

Shkëndija udhëton drejt Edinburgut, synon një tjetër hap në Evropë

Shkëndija ka udhëtuar sot me fluturim çarter drejt Skocisë, ku të enjten do të përballet me Hibernianin në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

MARKETING

Description of image

Skuadra tetovare, e drejtuar nga Artim Pollozhani, vjen në këtë sfidë me moral të lartë pasi në raundin e kaluar eliminoi Bravon e Sllovenisë, duke siguruar një tjetër hap drejt fazës së grupeve të garës evropiane.

Nëse kuqezinjtë arrijnë të kalojnë edhe pengesën e Hibernianit, atëherë në fazën “play-off” do të përballen me fituesin e çiftit Göteborg – Gent.

Takimi i parë mes Hibernianit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Easter Road” në Edinburg, me fillim nga ora 20:00, ndërsa tetovarët synojnë të marrin një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit në Shkup. /SHENJA/

MARKETING