Shkëndija triumfon ndaj Tikveshit, Struga mposhtet nga Sileksi
Shkëndija e Tetovës ka regjistruar fitore me rezultat 2:0 ndaj Tikveshit, në kuadër të xhiros së 15-të të kampionatit elitar të futbollit në Maqedoninë e Veriut, raporton SHENJA.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa epërsia e kuqezinjve erdhi në minutën e 49-të. Krasniqi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar Shkëndijën në avantazh.
Skuadra tetovare vazhdoi të kërkonte golin e dytë, të cilin e gjeti në minutën e 77-të. Meliqi realizoi me kokë, duke vulosur fitoren përfundimtare 2:0 të Shkëndijës.
Në dy ndeshjet e tjera të ditës, Sileksi triumfoi 1:0 ndaj Strugës, ndërsa Arsimi pësoi humbje në terren vendas nga Vardari, me të njëjtin rezultat 0:1. /SHENJA/

