Shkëndija shpërblen me kontrata profesionale dy talentë nga shkolla e tyre

Shkëndija shpërblen me kontrata profesionale dy talentë nga shkolla e tyre

KF Shkëndija ka komunikuar firmosjen e kontratave profesionale me dy lojtarë të talentuar nga shkolla e futbollit. Lorik Jakupi dhe Amir Nuhija sot firmosën kontrata e tyre të para në karrierë, duke u lidhur si profesionist për dy vitet e ardhshme me kuqezinjtë.

17-të vjeçari Kaba-Jakupi luan si sulmues krahu, është anëtar i rregullt i përfaqësueses U18 të Maqedonisë së Veriut, ndërsa u bashkua me ekipin e parë të Shkëndijës pasi ka treguar potencial në kategoritë e reja kuqezi. Ai veçmë ka debutuar me ekipin e parë të Shkëndijës, duke lënë pas vetes 5 paraqitje.

Amir Nuhija (18 vjeç) luan si mesfushor qendre dhe shquhet për qetësi e cilësi në paraqitjet e tij. Është aktivizuar vazhdimisht me Maqedoninë U18, ndërsa ka regjistruar dy paraqitje me ekipin e parë të Shkëndijës. Nuhija dy vite më parë u rekrutua në shkollën e Shkëndijës nga rradhët e Fortunës së Hasanbegut.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua dhe unë dua të përqendrohem në atë që pason për të punuar sa më shumë që të arsyetoj besimin e dhënë”, shprehet Lorik Jakupi për Shkëndija.com. “Kam qenë këtu që kur isha dhjetë vjeç, kështu që të vij deri në fund dhe të marr kontratën time të parë profesionale është një ëndërr e realizuar”, përfundoi Jakupi.

Jam vërtet mirënjohës për mundësinë që më është dhënë”, tha Amir Nuhija për faqen e klubit. “Unë thjesht dua të premtoj se do të vazhdoj të bëj atë që kam bërë më parë, por tani në një nivel të ri dhe serioz. Falenderoj drejtuesit për besimin, uroj t’ua kthej në terren“, përfundoi Nuhija.

MARKETING