Shkëndija shkruan HISTORINË, siguron Ligën e Konferencës, kalon në raundin e 3-të në Çampions

Shkëndija e Tetovës ka shkruar një histori të re në garat europiane dhe për futbollin në Maqedoninë e Veriut. Skuadra kuqezi ka siguruar grupet e Ligës së Konferencës, pasi eliminoi në xhiron e dytë Steauan e Bukureshtit me rezultat të përgjithshëm 3:1, duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra shqiptare mundi edhe në Bukuresht ekipin rumun me rezultat 2:1. Fillimisht avansuan skuadra vendase me golin e Kisotin, teksa Shkëndija përmbysi rezultatin me golat e Latifit dhe Kërstevskit, duke shënuar në minutën 33-të dhe 87-të.
Kështu Shkëndija vazhdon tutje në eliminatoret e Ligës së Kampionëve ku do të luaj me Karabahun.