Shkëndija ndan rrugët me Zija Merxhanin dhe Risto Jankovin

Shkëndija njofton se futbollistët Zija Merxhani dhe Risto Jankov nuk janë më pjesë e ekipit. Kontrata e Zija Merxhanit, produkt i shkollës së futbollit të klubit, skadoi me mbylljen e sezonit 2024/2025, por mbrojtësi i majtë nuk pranoi kushtet e rinovimit. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e formacioneve kampione të Shkëndijës, duke fituar tre tituj në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
MARKETING
Ndërkaq, portieri 26 vjeçar Risto Jankov, i cili iu bashkua ekipit në janar 2025, kishte kontratë në fuqi, por me marrëveshje të përbashkët është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit. Kjo i jep Jankovit mundësinë të gjejë një klub ku do të luajë më shumë. Shkëndija shpreh mirënjohje për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar nga të dy lojtarët gjatë kohës së qëndrimit në klub dhe u uron suksese në të ardhmen.