Shkëndija ndalet nga Gostivari, fitojnë Struga dhe Shkupi
Me ndeshjet xhiros së 18-të të zhvilluara mesditën e kësaj të diele është mbyllur gjysmësezoni vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në duelet e fundit për këtë vit, Shkëndija u ndal me barazim pa gola nga Gostivari në Tetovë, teksa fitore kanë marrë Struga Trim Lum dhe Shkupi. Këta të fundit triumfuan përballë Besës së Dobërdollit falë golit të Dienes, teksa nga ana tjetër Struga mori fitore ndaj Voska Sport me shifra 2:1. Në duelet tjera të xhiros së 18-të, Sileksi mposhti Vardarin me rezultat 1:0, Rabotniçki mundi Pelisteri me shifra bindëse 3:0, ndërsa Tikveshi triumfoi 2:0 kundër Brerës. Kampionati elitar shkon në pauzë dimërore, teksa rikthehet me 16 shkurt me ndeshjet e xhiros së 19-të në program.