Shkëndija merr Reshat Ramadanin huazim nga Dinamo Kievi

Shkëndija merr Reshat Ramadanin huazim nga Dinamo Kievi

Shkëndija ka komunikuar se ka arritur marreveshje me Dinamo Kievin për huazimin e Reshat Ramadanit, deri në fund të këtij sezoni.

Reshat Ramadani, i cili u transferua nga Shkëndija në Ukrainë një vit më parë, ka treguar një zhvillim të vazhdueshëm si një lojtar i talentuar dhe me potencial të lartë. Pas ndeshjes kontrolluese në Antalia, në të cilën Shkëndija u përball me Dinamo Kievin (1:1) të premten e kaluar, ka ardhur deri te akordi për një kthim të tij te klub i tetovar, përmes formulës së huazimit deri në fund të sezonit 2023/2024.

Kjo lëvizje besohet se është një hap i rëndësishëm për të dyja palët, e që do të mundësojë që Reshat Ramadani të rikthehet në ambientin e tij të njohur dhe të vazhdojë zhvillimin futbollistik.

Nga KF Shkëndija janë shprehur të lumtur që tashmë kanë një forcë më të madhe në skuadër dhe besojnë se kontributi i Reshat Ramadanit do të jetë i çmuar për suksesin e kuqezinjëve në gjysmësezonin pranveror.

Shkëndija ka falenderuar Dinamo Kievin për bashkëpunimin korrekt, ndërsa Reshat Ramadanit i kanë uruar një kthim të suksesshëm në familjen kuqezi.

MARKETING