Shkëndija merr përforcim në mbrojtje, Stefan Kocev emër i ri te kuqezinjtë

Shkëndija merr përforcim në mbrojtje, Stefan Kocev emër i ri te kuqezinjtë

Stafan Kocev është emër i ri te Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë kanë përforcuar repartin e mbrojtjes dhe me 29 vjeçarin kanë firmosur kontratë për 1 vit e gjysmë.

“Ndjehem shumë bukur që firmos me një prej klubeve më të mira në Maqedoni. Gjithsesi se do të luftojmë për të dalë kampionë. E dimë se Shkëndija ka numër të madh të publikut, e cila është lojtari i 12-të në çdo ndeshje. Unë gjithmonë jap maksimumin tim dhe premtoj se në çdo ndeshje do të lë zemrën në terren“, tha Kocev, pasi u prezantua te Shkëndija.

Kocev transferohet në Tetovë pas një eksperience shumë pozitive në Kazakistan, derisa është shquar në klube të ndryshme në vendin tonë dhe rajonin përreth.

MARKETING