Shkëndija mban gjallë ëndrrën europiane, mposht Slovan Bratislavën
Shkëndija ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për kualifikim në Ligën e Konferencës, duke mposhtur Slovan Bratislavën me rezultatin 2-0. Tetovarët vendosën gjithçka që në pjesën e parë, fillimisht falë një autogoli të Kenan Bajriç, ndërsa më pas Sebastjan Spahiu dyfishoi avantazhin.
Me këtë sukses, Shkëndija ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe pozicionohet në zonën e “play off”-it. Ende mbetet edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, por skuadra tetovare mbetet plotësisht në garë për kualifikim.

