Shkëndija kërkon përmbysjen ndaj NK Bravo 

Shkëndija kërkon përmbysjen ndaj NK Bravo 

Shkëndija e Tetovës nesër do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj ekipit Bravo në kuadër të xhiros së dytë në eliminatoret e Ligës së Konferencës. Pas humbjes minimale 2:1 në Slloveni, skuadra e drejtuar nga trajneri Artim Pollozhani do të kërkojë përmbysjen e rezultatin në takim e nesërm dhe të marrin kualifikimin për në raundin e tretë të këtij kompeticioni. Nga tabori kuqezi kanë theksuar se ekipi është maksimalisht i përgatitur dhe i motivuar për këtë përballje, duke premtuar se do të japë maksimumin në fushë. Njëkohësisht, ata kanë bërë thirrje për mbështetje sa më të madhe nga tifozët, të cilët pritet të jenë një faktor i rëndësishëm në përpjekjen për të siguruar kualifikimin. Kujtojmë se skuadra kuqezi për këtë sfidë e ka bërë hyrjen falas në stadium për të gjithë tifozët. Dueli ndërmjet Shkëndijes dhe Bravos do të luhet nesër mbrëma në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 20:00. /SHENJA/

MARKETING