Shkëndija fiton Strugën, humb thellë Shkupi

Shkëndija fiton Strugën, humb thellë Shkupi

Skuadra e Shkëndijës fituar derbin me Strugën, duke triumfuar në Tetovë me rezultatin 3:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë e Jeton Beqirit triumfuan me golat e Krasniqit, Islamit dhe Mazarit, teksa Sruga rrjetën e gjeti me Jevtoskin. Ndërkohë ka fituar edhe rivali i Shkëndijës për titullin, Vardari, të cilët mposhtën Sileksin me rezultatin 2:1, teksa humbje të thellë ka pësuar Shkupi, duke u mundur me shifra 7:0 nga Pelisteri. Xhiroja e 31-të vazhdon nesër me tre ndeshje tjera, aty ku nga ora 16:00 do të luhen Arsimi – Bashkimi, Brera – Rabotniçki dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Tikveshi. /SHENJA/

 

MARKETING