Shkëndija fiton Bregallnicën në Shtip

Shkëndija fiton Bregallnicën në Shtip

Shkëndija e Tetovës ka mundur 1:0 Bregallnicën në transfertë, në ndeshjen hapëse të xhiros së 28-të në elitën e futbollit vendor. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa goli i cili vulosi fatin e takimit u shënua nga Cake në minutën e 65-të.

Ndërkohë xhiroja e 28-të në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me 4 takime tjera. Sileksi pret në terren vendas Makedonija Gjorçe Petrovin, Tikveshi takohet me Shkupin, Pobeda do t’i mat forcat Rabotniçkin, ndërsa Skopjet luan me Akademia Pandevin.

MARKETING