Shkëndija feston titullin me humbje, Besa në balotazh

Shkëndija feston titullin me humbje, Besa në balotazh

Elita e futbollit vendor uli siparin me ndeshjet e xhiros së fundit, të zhvilluara pasditen e sotme nga ora 17:00. Në Tetovë, “Ballistët” organizuan një festë madhështore për kampionët e rinj, Shkëndijën, pavarësisht humbjes 1-3 ndaj Sileksit. Gjorgjievski realizoi dy gola për mysafirët në pjesën e parë, ndërsa Fiton Ademi shënoi për Shkëndijën në pjesën e dytë. Megjithatë, festa dhe atmosfera elektrizuese mbizotëruan mbi rezultatin.

MARKETING

Ndërkohë, në luftën për mbijetesë, Brera arriti një fitore dramatike 3-2 ndaj Rabotniçkit dhe siguroi qëndrimin në elitë. Besa e Dobërdollit fitoi bindshëm 1-4 ndaj Pelisterit në transfertë, por do të kërkojë shpëtimin nëpërmjet ndeshjes së balotazhit. Kundërshtari i saj do të mësohet pas përfundimit të sezonit në Ligën e Dytë.

Takimi mes Tikveshit dhe Strugës përfundoi 3-3 dhe nuk ndikoi në renditjen përfundimtare. /SHENJA/

MARKETING