Shkëndija e Tetovës nis përgatitjet dimërore
Shkëndija e Tetovës ka nisur sot përgatitjet dimërore për gjysmësezonin pranveror.
Siç bëjnë me dije nga klubi tetovar, dy ditët e para të programit përfshijnë ekzaminime mjekësore dhe matje fizike për futbollistët, të cilat kryhen në grupe para fillimit të stërvitjeve intensive.
Ndërkaq nga dita e shtunë ekipi kuqezi do të kalojë në ritëm të plotë me dy seanca stërvitore në ditë, sipas plan-programit të trajnerit dhe stafit teknik.
Faza e parë e përgatitjeve do të zhvillohet në Tetovë, ku janë planifikuar dy ndeshje kontrolluese.
Ndërkaq nga 25 janari deri më 8 shkurt, Shkëndija do të zhvendoset në Antalia të Turqisë, ku përveç stërvitjeve do të zhvillohen edhe katër ndeshje miqësore për të testuar ekipin në kushte garash.