Shkëndija e pafat, merr vetëm një pikë në duelin ndaj Jagiellonias në Shkup
Shkëndija e Tetovës ka rezultuar e pafat në duelin e xhiros së tretë në Ligën e Konferencës, pasi mori vetëm një pikë pas barazimit 1:1 ndaj Jagiellonias. Në ndeshjen e zhvilluar sonte në Shkup, skuadra kuqezi ishte shumë afër fitores, pasi avansoi me Liridon Latifin në minutën e 49-të dhe me këtë epërsi ishte deri në sekondat e fundit e kohës shtesë kur polakët shënuan me Lozanon dhe barazuan shifrat e takimit 1:1. Me këtë ndeshje, Shkëndija ka 4 pikë në konto nga tre ndeshje të luajtura në Ligën e Konferencës. Ndërkohë fitore historike ka marrë Drita e Zakirija Ramadanit që e mundi Shelburnin në transfertë me rezultat 0:1.

