Shkëndija e nis sezonin me fitore bindëse

Shkëndija e nis sezonin me fitore bindëse

Shkëndija e Tetovës e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, duke triumfuar me rezultat të pastër 3:0 ndaj Skopjes.
Skuadra tetovare dominoi takimin që nga minuta e parë dhe kaloi në epërsi në minutën e 17-të, kur Nzenge përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe, me ndihmën e një devijimi nga mbrojtja kundërshtare, e dërgoi topin në rrjetë.

MARKETING

Description of image

Goli i dytë erdhi në minutën e 66-të. Tamba pati fat, pasi topi u përplas fillimisht në shtyllë e më pas në shpinën e portierit Naumovski, për të përfunduar në portë.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Rafa Silva vulosi fitoren 3:0, pasi u asistua nga Spahiu dhe realizoi me një goditje të saktë në këndin e poshtëm.
Pak më vonë, i njëjti lojtar goditi edhe shtyllën.

Shkëndija pati mundësi ta bënte fitoren edhe më të thellë, por Besart Ibraimi humbi një penallti në minutat shtesë, pasi goditja e tij u prit nga portieri Naumovski.

Me këtë fitore bindëse, Shkëndija dërgon një sinjal të qartë se synon të luftojë për titullin kampion edhe në këtë edicion.

MARKETING