Shkëndija e mposht Ludogoretsin dhe në Razgrad do të luaj për grupet e Liga Europës

Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija, shënoi një fitore të madhe në Shkup, duke mposhtur kampionin bullgar Ludogorets me rezultat 2:1 në kuadër të play-off-it për Ligën e Evropës. Me një rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit në Razgrad, ekipi tetovar mund të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të këtij kompeticioni të dytë më të madh të UEFA-s, që sjell më shumë duele evropiane dhe përfitim financiar më të madh.
Autorët e kësaj fitoreje për tetovarët ishin Latifi dhe Ibrahimi, të cilët siguruan një përmbysje shumë të rëndësishme. Ndeshja e dytë mes Ludogorets dhe Shkëndijës, që do të luhet në Bullgari, është caktuar për të enjten e ardhshme.