Shkëndija e mbyll gjysmësezonin vjeshtor me fitore, mposht Bashkimin e Kumanovës

Shkëndija e mbyll gjysmësezonin vjeshtor me fitore, mposht Bashkimin e Kumanovës

Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur me fitore gjysmësezonin vjeshtor, duke triumfuar 3 me 1 ndaj Bashkimit të Kumanovës, në ndeshjen e xhiros së 16-të në elitë, raporton SHENJA. Rezultati u zhbllokua që në minutën e katërt, kur Alimi realizoi autogol, duke i dhënë epërsinë mysafirëve. Por vetëm tre minuta më pas, Shkëndija reagoi shpejt dhe barazoi shifrat me golin e Aleksovskit. Nga ai moment, loja foli për tetovarët, të cilët kontrolluan ritmin dhe arritën të shënojnë edhe dy herë të tjera. Tamba dhe Ademi vulosën rezultatin final 3 me 1 për Shkëndijën. Pas kësaj triumfi, Shkëndija renditet në vendin e tretë me 36 pikë, ndërsa Bashkimi mban pozitën e pestë me 22 pikë të tubuara. /SHENJA/

MARKETING