Shkelën në minat ruse, momenti i shpërthimit të makinës së blinduar ukrainase (VIDEO)

Shkelën në minat ruse, momenti i shpërthimit të makinës së blinduar ukrainase (VIDEO)

Një video është bërë virale teksa një grup ushtarësh ukrainas kanë shpëtuar për mrekulli ndërsa makina e blinduar, një “Humvee”, me të cilën ata po lëviznin shkeli mbi minat e vendosur nga ushtria ruse në lindje të vendit.

Në video duket qartë se shpërthimi ka qenë shumë i fortë, në të cilin ushtarët përjetuan një tronditje të madhe, ndërsa makina u përfshi edhe nga flakët në një moment. Megjithatë, makina e blinduar arriti të shmangë më të keqen për ushtarët ukrainas, të cilët i shpëtuan minës.

Pamjet janë kapur nga gazetari ukrainas Yuriy Butusov, i cili ka qenë në pjesën e pasme të makinës kur shpërtheu mina e vendosur nga rusët.

MARKETING