Shfuqizimi i balancuesit/ Skender Rexhepi-Zejdi: VLEN-i për interesa personale dhe klanore po shkel mbi çdo vlerë kombëtare

Shfuqizimi i balancuesit/ Skender Rexhepi-Zejdi: VLEN-i për interesa personale dhe klanore po shkel mbi çdo vlerë kombëtare

Në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast u bë edhe shfuqizimi i ligjit të balancuesit, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, i cili vendimin e djeshëm e cilëson si servilizëm i VLEN-it ku për interesa të tyre personale dhe klanore po shkelin mbi çdo vlerë kombëtare.

Reagimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi:

“Gjykata (kundër) Kushtetuese sëbashku me VLEN-in, në përpikshmëri janë duke e realizuar programin politik antishqiptar të VMRO-së.
Fatkeqësisht, ky është ai momenti kur bashkëkombësit tanë nga VLEN-i për interesa të ngushtë personale dhe klanore shkelin mbi çdo vlerë kombëtare të arritur deri më sot.
Edhe më i turpshëm është tentimi që, për të mbuluar servilizmin e tyre ndaj VMRO-së, ofendojnë intelegjencën e shqiptarëve me kinse “ligjin për përfaqësim të drejtë”.
Vallë a mendoni se këso gënjeshtra kalojnë te shqiptarët?
Që të dihet qartë:
VMRO-ja nuk ka kërkuar heqjen e Balansuesit që pastaj, me ligj të sigurojë rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Përkundrazi…
Heqja e Balansuesit, abrogimi i ligjit për gjuhët, largimi i dygjuhësisë nga shumica e institucioneve shtetërore, largimi masovik i të punësuarve shqiptarë si dhe largimi edhe i Badinterit janë agjënda e saj për deshqiptarizimin e institucioneve shtetërore si dhe shtetit në përgjithësi.
Agjëndë e cila e “sjell ujkun në torishtë”…, ka shkruar në rrjetin e tij social facebook, kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi.

MARKETING