Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës, në pjesët jugore dhe perëndimore do të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi juglindor me shpejtësi mbi 60 km/h.

Temperatura minimale do të jetë nga 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 22 gradë Celsius.
Në Shkup, paradite mot me diell, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga juglindja. Temperatura minimale do të zbresë në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 21 gradë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se deri të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me kushte për reshje lokale shiu. Reshjet do të jenë më të dendura të enjten në pjesët lindore, ku do të ketë edhe kushte për paraqitje të rrufesë së rrallë. Do të fryjë erë juglindore, e cila nesër përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësi mbi 60 km/h.
Të premten moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa të shtunën me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Të dielën paradite mot me diell, ndërsa pasdite me kushte për reshje shiu, kryesisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga juglindja.

MARKETING