Shërbimet hotelierike në maj më të shtrenjtë për 5.0 % në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar

Shërbimet hotelierike në maj më të shtrenjtë për 5.0 % në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit maj të vitit 2024, krahasuar me muajin prill të vitit 2024, është rritur për 0.3 për qind.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet: Ushqime për 0.4 për qind, Pije alkoolike për 0.5 për qind dhe Pije joalkoolike për 0.6 për qind.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në maj të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 5.0 për qind.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – maj 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 5.9 për qind dhe krahasuar me dhjetorin e vitit 2023 është rritur për 1.8 për qind.

MARKETING