Shembet muri mbajtës mbi Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve

Shembet muri mbajtës mbi Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve

Shembet muri mbajtës i cili kalon mbi Qendrën Klinike, mbi Klinikën e Fëmijëve, kjo wshtw konfirmuar nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

Ata thonë se kanë paralajmëruar që një vit më parë se ekziston rreziku i shembjes së këtij muri  dhe se kanë lajmëruar institucionet dhe Ministrinë e Shëndetësisë për rehabilitimin e tij, por se deri tashmë për gati 2 vjet askush nuk është marrë me riparimin e tij.

Ndërkohë, drejtori i Qendrës Stojançe Angelov, tha ka mundësi që të ketë edhe shembje të një pjese të rrugës, ku sipas tij, mund të ndodhin tragjedi edhe më të mëdha.

“Nga ana jonë janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme. Pas 1.5 vitesh nuk është bërë asgjë, dhe në mëngjes na ka ardhur njoftimi se një pjesë e këtij muri është shembur dhe pyetja është se kur do të shembet pjesa tjetër e murit. Prandaj apelojmë që të gjithë të merren me këtë rrezik për qytetarët. Mund të ketë edhe shembje të një pjese të rrugës, pas së cilës mund të ndodhë një tragjedi më e madhe”, ka deklaruar Stojançe Angelov.

 

MARKETING