Shefi i NATO-s në Ukrainë për të shprehur mbështetjen e aleancës

Shefi i NATO-s në Ukrainë për të shprehur mbështetjen e aleancës

Shefi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Jens Stoltenberg, ka vizituar kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, të enjten, për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus.

Stoltenberg përmes kësaj vizite tregoi mbështetjen e aleancës ushtarake për Ukrainën ndërsa ajo po përgatitet për të nisur një kundërofensivë ndaj forcave ruse.

Stoltenberg vendosi një kurorë për të nderuar ushtarët ukrainas që janë vrarë gjatë luftimeve në lindje të vendit dhe vizitoi vendin ku gjenden automjetet e blinduara ruse të shkatërruara forcat ukrainase në kryeqytet.

Udhëheqësit ukrainas dhe zyrtarët e NATO-s nuk bënë menjëherë ndonjë njoftim për udhëtimin e Stoltenbergut. Vizitat e zyrtarëve të huaj gjatë kohës së luftës shpesh mbahen të fshehta, por udhëheqësit e lartë që vizitojnë Kievin shpesh takohen dhe bisedojnë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Stoltenberg filloi udhëtimin e tij të paparalajmëruar në një moment jetik në pushtimin pothuajse 14-mujor të Rusisë, i cili ka vrarë mijëra, larguar miliona, shkatërruar qytete dhe shkatërruar ekonominë ukrainase.

Pasi Ukraina përballoi një ofensivë ruse gjatë dimrit dhe pranverës, tani shpreson të rimarrë tokën në jug dhe lindje të saj në një kundërofensivë në javët ose muajt e ardhshëm.

Pasi bëri nderimet e tij për ushtarët ukrainas, sekretari i përgjithshëm i NATO-s hipi në një makinë dhe u largua pas ngjarjes, raporton Reuters.

NATO-ja ka mbështetur Ukrainën gjatë gjithë luftës, me shtetet anëtare që dërgojnë armë, por jo trupa luftarake. Kievi ka bërë thirrje vazhdimisht për më shumë armë nga aleatët.

Ukraina e sheh të ardhmen e saj në aleancën e NATO-s dhe shtatorin e kaluar njoftoi për një kërkesë për anëtarësim të shpejtë pasi Kremlini tha se kishte aneksuar përjetësisht katër rajone ukrainase.

Moska e konsideron NATO-n si një bllok ushtarak armiqësor, i prirë për të cenuar atë që e sheh si sferën e saj të ndikimit. Ukraina fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik i udhëhequr nga Rusia në vitin 1991.

Rusia nuk e komentoi menjëherë vizitën e Stoltenbergut./REL/

MARKETING